Trajneri i ri i Real Madridit vjen nga Premierliga

Antonio Conte është më i vlerësuari nga kryesia e skuadrës nga Santiago Bernabeu.

Sport

16/12/2017 13:34

Antonio Conte është kandidati kryesor për pasardhës të mundshëm të Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit.

“The Sun” raporton se menaxheri i Chelseas është më i vlerësuari nga kryesia e skuadrës nga Santiago Bernabeu.

Conte ka kontratë me “Blues” deri më 2019 dhe shpeshherë ka pranuar se do të dëshironte të udhëhiqte një ekip si Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Conte spekulohet se do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni.

Andaj, në rast të largimit të Zidane nga “Los Blancos”, ai do të jetë favorit për angazhim te ekipi i madh madrilen. /Lajmi.net/