Trajneri i ri i Barcelonës befason me përforcimin e ri (FOTO)

Ernesto Valverde ka zgjedhur përforcimin e ri te Barcelona.

Sport

12/07/2017 08:23

Barcelona do të tentojë transferimin e mesfushorit të Guangzhou Evergrande, Paulinho, me kërkesë të trajnerit të ri, Ernesto Valverde.

“Mundo Deportivo” shkruan se Valverde i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron ta ketë Paulinhon në ekip për sezonin e ri.

28-vjeçari ka pranuar se joshet nga mundësia e transferimit në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Por, deri më tani klubi kinez ka refuzuar ofertat e Barcelonës për shitjen e tij. /Lajmi.net/