Trajneri i ri fillon punën te Barcelona (FOTO)

Barcelona duket se ka gjetur trajnerin e ri.

Sport

23/05/2017 09:23

Në përjashtim të befasive, Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i Barcelonës nga 29 maji.

Strategu i Athletic Bilbaos tashmë ka filluar kontaktet e para me drejtuesit e ekipit katalan duke planifikuar punën për sezonin e ri, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Valverde pritet të jetë pasardhës i Luis Enriques i cili ka konfirmuar largimin nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/