Trajneri i PSG-së ia jep një lajm të keq Real Madridit për Cavanin

Thomas Tuchel ka deklaruar se Edinson Cavani është plotësisht i fokusuar te PSG, duke hedhur poshtë mundësitë për një transferim të mundshëm te Real Madrid.

Sport

30/07/2018 20:41

Është raportuar se kampionët e Evropës janë në kërkim të një emri të madh për sulmin, për të zbutur hendekun e lënë nga Cristiano Ronaldo që iu bashkua Juventusit.

Çdo përpjekje e tyre për të joshur reprezentuesin uruguaian, do të jetë e kotë sipas trajnerit gjerman të PSG-së.

“Ai do të qëndroj, nuk ka dëgjuar diçka të tillë (që Cavani dëshiron të largohet”, ka thënë Tuchel para gazetarëve.

“I fola atij dhe ai nuk përmendi asgjë”.

“Ai tha se dëshiron të na bashkohet (në fazën e përgatitjeve). Ai është një lojtar kyç për ne”./Lajmi.net/