Trajneri i Prishtinës: I kënaqur me rezultatin, por jo edhe me lojën

Trajneri i Prishtinës është shprehur shumë i kënaqur nga fitorja e mbrëmshme në FIBA Europe Cup ndaj Steaua Bucurestit.

Sport

14/11/2018 09:57

Trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomerovic, ka thënë pas ndeshjes se ai është i kënaqur me rezultatin (74:69), por loja nuk ishte në nivelin e duhur.

“Jam i kënaqur me përgjigjen e basketbollistëve të mi dhe me rezultatin, por jo edhe me lojën në pjesën më të madhe të ndeshjes”, ka thënë fillimisht trajneri i Prishtinës, shkruan “lajmi.net”.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë se e para, pasi kishim situatën nën kontroll. Javën tjetër do ta kemi një ndeshje të vështirë, pasim presim ekipin danez që na ka shkaktuar humbjen e vetme, por që ne do të tentojmë vetëm fitoren”, ka shtuar më tej Damir Mulaomerovic.

Prishtina do të përballet me Bakken Bears në javën e ardhshme, e që do të jetë një ndeshje tejet e zjarrtë. /Lajmi.net/