Trajneri i Paris Saint-Germain ka një lajm të keq për Real Madridin

Unai Emery ka insistuar se Neymar është i përqendruar maksimalisht te skuadra nga Parc des Princes.

Sport

25/11/2017 11:31

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Neymar.

Ylli Brazilian spekulohet se kërkohet nga Real Madrid.

Por, Emery ka insistuar se Neymar është i përqendruar maksimalisht te skuadra nga Parc des Princes.

“Neymar është i përqendruar dhe i lumtur në Paris Saint-Germain”, u shpreh Emery, përcjell “lajmi.net”.

Neymar nënshkroi me Paris Saint-German nga Barcelona për 222 milionë euro. /Lajmi.net/