Trajneri i Norrkopingut e ka një mesazh për Prishtinën para ndeshjes

Trajneri i ekipit të Norrkopingut, Jens Gustafsson, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Prishtinës.

Sport

05/07/2017 19:56

Ai e ka respektuar ekipin prishtinas, por duke thënë që Norrkopingu do të futet për të fituar përsëri.

“Për ne do të jetë vetëm një ndeshje e radhës. E respektojmë Prishtinën, por besoj që ne jemi skuadra që do të kualifikohemi. Do të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e dytë”, deklaroi Gustafsson, përcjellë “Lajmi.net”.

Prishtina-Norrkoping zhvillohet nesër me fillim prej orës 20:00 në “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Lajmi.net/