Trajneri i njohur zëvendëson Allegrin te Juventusi (FOTO)

Strategu italian po spekulohet se do të nis një aventurë të re, larg Italisë.

Sport

01/03/2017 16:31

Arsenali dhe Barcelona, janë skuadrat që po kërkojnë t’ia besojnë bankinën Allegrit, që në të kaluarën ka drejtuar Milanin dhe Cagliarin.

Kjo ka bërë që Juventus të mendojë për pasuesin e tij.

Calciomercato ka raportuar sot se ‘Zonja e Vjetër’ ka hedhur sytë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili nuk po kalon momente të mira te skuadra nga ‘Anfield Road’, dhe shkarkimi në fund të sezonit është shumë i mundshëm./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6