Trajneri i njohur kritikon Ballotellin: Është për të ardhur keq

Trajneri i ri i Nice, Patrick Vieira, ka kritikuar ashpër sulmuesin Mario Balotelli.

Sport

13/07/2018 17:05

Vieria që ka marrë drejtimin e Nice, ka folur për Mario Balotellin, që në fund të sezonit është larguar nga skuadra franceze, pas përfundimit të kontratës.

Trajneri francez ka thënë se është ndjerë i mos respektuar nga Balotelli, me të cilin ka caktuar një takim.

“Me Marion, kam folur në telefon disa javë më parë dhe e kishim lënë të takoheshim në ditën e grumbullimit. Fatkeqësisht, ai nuk ka ardhur”, ka deklaruar Vieira.

“Është për të ardhur keq, sepse ka kaluar dy sezone të bukur në Nice, duke krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe tifozët. Nuk duhej të mbaronte kështu”, ka shtuar ai, që Balotellin e ka pasur edhe bashkëlojtar te Inter në Serie A./Lajmi.net/