Trajneri i njohur italian, injoron keq Strakoshan

Ndërkohë që mediat më të mëdha italiane, portalet dhe gazetat sportive i dedikuan një hapësirë të veçantë performancës së portierit shqiptar në finalen e Superkupës, trajneri Alberto Zakeroni i surprizoi të gjithë.

Sport

15/08/2017 17:37

Ishte zgjedhur nga “Rai Uno” si analist i ndeshjes, por nuk u tregua aspak korrekt, sepse në minutat e para nuk e vlerësoi shqiptarin për ndërhyrjet vendimtare që bëri për të shpëtuar portën

“Lëvizje shumë e bukur e Cuadrados dhe aksion interesant i Juventusit. Rast i shkëlqyer për bardhezinjtë”, tha Zakeroni, duke harruar që ai rast u mbyll me saktësi dhe përpikëri nga portieri Strakosha.

Ish-trajneri i Milanit nuk i ka njohur asnjë meritë në këtë rast, por për më tepër nuk e përmendi asnjëherë gardianin kuqezi në komentin dhe analizën që bëri gjatë finales së Superkupës së Italisë.

Në fundin e ndeshjes, ai tha se lojtarët e Juventusit nuk bashkëpunuan shumë me njëri-tjetrin dhe ishin të brishtë në momentin kur e humbnin topin.