Trajneri i Napolit: Kjo është skuadra më e fortë në Evropë

Maurizio Sarri e ka konsideruar skuadrën e Manchester Cityt si më të fortën në Evropë, një ditë para përballjes në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/10/2017 21:54

Napoli nesër (e martë) luan në udhëtim te Manchester City në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

“Ata po i fitojnë ndeshjet e tyre duke shënuar nga pesë gola. Ata qartësisht janë skuadra më e mirë në Evropë”, tha Sarri.

“Nëse ne duam të jemi skuadër e madhe, atëherë duhet të luajmë në ndeshje të tilla”, ka shtuar ai./Lajmi.net/