Trajneri i Nantes me deklaratë emocionale për Emiliano Sala

Trajneri i Nantes, Vahid Halilhodzic, e ka kujtuar me fjalët më të mira sulmuesin Emiliano Sala, pasi trupi i këtij të fundit u identifikua pas nxjerrjes nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në brigjet e ujërave të Anglisë.

Sport

09/02/2019 10:41

Sulmuesi 28 vjeçar po udhëtonte drejt Cardiffit së bashku me pilotin David Ibbton, i cili vazhdon të mbetet i zhdukur.

“Kemi mbajtur gjithmonë shpresë, duke e ditur mirë se kjo ishte pothuajse një iluzion”, ka deklaruar Halilhodzic, derisa fliste për Sala, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kjo është e vërteta, është e tmerrshme, e padrejtë. Situata është pak më ndryshe për familjet, por është e tmerrshme. Tani mund t’i japim nderime dikujt që ka lënë një shenjë të përjetshme në këtë klub, me sjelljen dhe modestinë e tij”, ka vazhduar ai.

“Jo vetëm si një lojtar, por edhe si një njëri. Kam parë botën sportive duke i bërë nderime këtij personi. Ne do të nderojmë para takimit, denjësisht dhe thjeshtë, siç ishte ai”./Lajmi.net/