Trajneri i mirënjohur i thotë ‘JO’ Manchester Unitedit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka hedhur poshtë një ofertë për të marrë drejtimin e Manchester United.

Sport

13/10/2018 09:10

Massimiliano Allegri duket se ende nuk është gati për t’u larguar nga Italia.

51 vjeçari ka refuzuar një ofertë të Manchester United për të zëvendësuar Jose Mourinhon, shkruan Calciomercato, përcjell lajmi.net.

Me ofertën e United, Allegrit i është ofruar kontratë tri vjeçare ku do të përfitonte nëntë milionë euro në sezon, ndërsa do të kishte në dispozicion një buxhet prej 200 milionë euro për transferime.

Allegri drejton Juventusin që nga viti 2014, ku ka arritur të fitojë katër tituj të Serie A./Lajmi.net/