Trajneri i Milanit ka lajm të keq për Cutronen

Patrick Cutrone mund të mbetet jashtë ekipit të Milanit.

Sport

16/09/2017 12:31

Patrick Cutrone ishte një prej futbollistëve më të dalluar të Milanit në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Ai po ashtu realizoi edhe në Serie A në sezonin e tij të parë me ekipin senior të Rossonerëve.

Mirëpo, mediat italiane raportojnë se ai rrezikon të mbetet jashtë ekipit me formacionin e ri, 3-5-2, përcjell “lajmi.net”.

Cutrone ka rënë në statusin e sulmuesit të fundit pas ardhjes së Nikola Kalinic dhe shkëlqimit të fundit nga përforcimi i ri, Andre Silva. /Lajmi.net/