Trajneri i McGregor zbulon gabimin që i kushtoi me humbje ndaj Khabibit

Trajneri i Conor McGregor ka zbuluar se përse kanë humbur nga Khabib Nurmagomedov.

Sport

09/10/2018 14:45

John Kavanagh ka thënë se ata kanë punuar shumë në stërvitje në fazën defanizve, duke mos e marr parasysh atë ofanzive.

Sipas tij, ky ishte gabim që i kushtoi McGregorit me humbje nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

“Nëse do mund të ndryshoja ndonjë gjë nga stërvitjet tona, do të ishte mendimi im defanziv në stërvitje”, ka thënë Kavanagh, përcjell “lajmi.net”.

“Por, Khabib ka lloje shumë specifike të ngritjeve në varësi se ku është ai, pavarësisht nëse është duke gjuajtur  ulët, në mes apo lartë”.

“Shumë kohë para se Conor të përballje me të, e pëlqeja ta shikoja atë, e dashuroja pasi më kujtonte ditët e Randy Couture, si ta përdor mbrojtjen dhe Khabib e bën atë në një nivel të ri”.

“[McGregor] është duke bërtitur për ri-meç brenda disa minutave. Unë do të doja të kisha ndryshuar gjërat pak, sidomos një mentalitet më ofenziv. Mendova se në mbrojtje kemi bërë mjaft mirë. “, ka përfunduar trajneri i McGregorit. /Lajmi.net/