Trajneri i madh dëshpëron Barcelonën (FOTO)

Nuk ka më asnjë dyshim, Jorge Sampaoli do të largohet nga Sevilla në fund të sezonit, pasi do të marrë drejtimin e Argjentinës.

Sport

19/05/2017 22:07

Është vetë trajneri i andaluzianëve që konfirmon atë që mediat e kanë zbuluar prej kohësh. Sampaoli u emërua në krye te Sevillas qershorin e kaluar dhe tani që skuadra e tij e ka sigruar vendin e katërt, nuk e ka problem ta pranojë divorcin.

“Gjithmonë e kam patur ëndërr të drejtoj Argjentinën dhe tani që më është dhënë mundësia, nuk mund ta hedh poshtë. Fatkeqësisht më duhet të ndërpres karrierën me Sevilla, ku e nisa shumë mirë. Tani nuk ka mbetur gjë tjetër vesce të zgjidhen problemet e fundit mes Federatës Argjentinasë të Futbollit dhe drejtuesve të Sevillas, sigurisht pas ndeshjes me Osasunën.”

Sampaoli këmbëngul se nuk do ta kishte braktisur Sevillan për një klub tjetër, sado i rëndësishëm të jetë, por oferta e bërë nga vendlindja e tij është një ëndërr e shndërruar në realitet.

“Nuk do të shkoja kurrsesi te një skuadër tjetër, por kur bëhet fjalë për kombëtaren kthehet në cështje dashurie për vendin tim. Më ka pëlqyer projekti i Sevillas dhe do të kisha dashur të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm, por e përsëris kësaj oferte nuk mund t’i thosha jo.”

Objektivi i Sampaolit do të jetë fillimisht sigurimi i një biletë për në “Rusi 2018”, cka është komplikuar shumë në ndeshjet e fundit të bardhekaltërve, më pas mund të flitet për trofeun e Kupës së Botës, që Argjentinës i mungon që nga viti 1986.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6