Trajneri i Leverkusenit turpërohet nga djali i tij pas simulimit

Haiko Herrliq hyri në histori si trajneri i parë që simulon në stol.

Sport

25/12/2017 12:22

Një gjest, për të cilin tekniku i Bajer Leverkusenit kërkoi ndjesë dhe thotë se ndihet i turpëruar.

Por për atë incident në ndeshjen kundër Gladbahut, 46-vjeçari ndihet i turpëruar edhe përballë të birit të tij:

“Edhe im bir, Fin, më dërgoi një mesazh ku më thoshte: ‘Babi, ajo ishte e turpshme’.

Denis Zakaria (lojtari i Gladbahut) nuk më preku fare që unë të rrëzohesha në atë mënyrë. Unë kërkova menjëherë ndjesë dhe shpreha keqardhjen time.

Edhe një trajner bën gabime. Por, sigurisht që nuk duhet të më kishte ndodhur kurrë. Këto talljet që po marr sot, janë të merituara.”