Trajneri i Letonisë e përgëzon Kosovën, tregon se cilët lojtarë i pëlqyen

Trajneri i Letonisë, Aleksandrs Starkovs, ka folur pas humbjes nga Kosova në përballjen miqësore.

Sport

13/11/2017 22:17

Përfaqësuesja e Kosovës shënoi fitore 4:3 ndaj Letonisë në stadiumin ‘Adem Jashari’, me golin e fitores që u shënua në minutën e 94’ nga Besar Halimi.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës që nga koha e pranimit në FIFA, pas asaj të qershorit të vitit të kaluar ndaj Ishujve Faroe.

“Luajtëm mirë ashtu si edhe Kosova, në fund triumfuan ata dhe besoj që ndikoi tereni i tyre vendas. Nuk jam i kënaqur me punën që bëmë në mbrojtje”, ka thënë fillimisht Starkovs.

“Ata luajtën mirë dhe fortë në sulm. Lojtarët e Kosovës me numër 14 dhe numri 8 më kanë pëlqyer më të vërtetë shumë”, ka shtuar ai.