Trajneri i Kosovës me deklaratë të madhe pas fitores së thellë ndaj Shqipërisë

"Ky është vetëm fillimi...".

Sport

29/05/2018 22:15

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Ai u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pashë një ekip të uritur për fitore, që luajti me agresivitet dhe fitoi. Rezultati 3:0 është i shkëlqyeshëm, mirëpo ne kemi ende shumë punë për të bërë. Ky është vetëm fillimi”, deklaroi Challandes.

“Kemi shënuar tre gola, por patëm edhe shumë raste tjera. Jam i kënaqur me paraqitjen e djemve dhe duhet t’i falënderojmë”.

“Objektivi im te Kosova nuk është kualifikimi në Evropian, por të formojmë ekipin, të formojmë lojën dhe më pas rezultatet vijnë ngadalë”, shtoi ai. /Lajmi.net/