Trajneri i Kosovës deklarohet pas humbjes nga Polonia

Në konferencën për media, pas përfundimit të Kosovës me Poloninë, përzgjedhësi i Kosovës Brad Greenberg pohoi:“Dua të uroj Poloninë fitoren sonte. Ata kanë enë ekip mëi mirë se ne dhe kanë fituar me meritë. Po i shoh statistikat e ndeshjes dhe po e shoh që kanë dominuar për kah pikët në zonën, kanë dominuar par kah pikë nga kundërsulmet dhe kanë dominuar për kah pikët nga banka.

Sport

23/02/2018 21:06

Ne nuk kemi shënuar sa duhet, nuk kemi funksionuar në fazën e sulmit, në anën tjetër ata kanë bërë shumë të mirë, në fakt kanë dhënë shfaqje të mrekullueshme dhe kanë dominuar ndaj nesh nën të dy koshat”.

Në pyetjen “A është Dardan Berisha, Allen Iversoni i Kosovës?”, Greenerg pohoi se “nuk është fer që të krahasohet kushdo me një prje kosha shënuesve më të mirë në histori të basketbollit, por unë Dardanit shpesh ia kam thënë edhe në komunikim privat që shumë e çmoj guximin e tij shumë e çmoj faktin që mund të provoj në vazhdimësi të shënojë edhe kur nuk i shkon shuti, edhe kur nuk është në formë sepse është i vetëdijshëm që shpresat e ekipit dhe kombit janë në të. Në këtë drejtim mendo jqë mund të bëhet një krahasim edhe me Iversonin” tha Greenberg duke shtuar se “jemi të vetëdijshëm që po e ngarkojmë Dardanin më dhe duhet gjetur mënyra që të funksionojmë më mirë në ofanzivë dhe ti mundësojmë lojë më të qetë dhe më me pak ngarkesa”Greenebrg është njeriu që e kishte rekurutuar Allen Iversonin në NBA në kohën kur ka qenë drejtor i Philadelphia 76ers.