Trajneri i Juventusit ‘sulmon’ yllin e ekipit pas humbjes nga Barcelona (FOTO)

Tension i madh te skuadra e Juventusit.

Sport

14/09/2017 07:18

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është ndarë i pakënaqur me sjelljen dhe lojën e sulmuesit Gonzalo Higuain në ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou.

Argjentinasi ishte shpesherë nervoz dhe nuk arriti të shfaqet i rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare në humbjen 3:0 të “Bianconerëve” në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, mediat italiane raportojnë se pas ndeshjes Allegri ka kritikuar ashpër Higuainin duke kërkuar prej tij të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme. /Lajmi.net/