Trajneri i Islandës me deklaratë befasuese pas barazimit historik ndaj Argjentinës

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson, e ka cilësuar sukses të madh barazimin me Argjentinën.

Sport

16/06/2018 18:12

Argjentina dhe Islanda barazuan 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit B në Kupën e Botës.

Sergio Aguero shënoi për Argjentinën, ndërsa Finnbogason barazoi për 1:1.

“Ky është një sukses i madh për Islandën dhe besoj se Argjentina do të shkojë shumë larg në këtë Kupë Botërore, kështu që është një rezultat fantastik për ne”, ka deklaruar Hallgrimsson.

“Ne nuk mund t’u jepnim atyre shumë hapësirë, duke e ditur talentin që ata kanë. Ata patën mundësi të mira, por ne arritëm t’i ndalim”./Lajmi.net/