Trajneri i Islandës e vlerëson lartë Kosovën, ja çfarë thotë – Lajmi.net
Trajneri i Islandës e vlerëson lartë Kosovën, ja çfarë thotë
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 18:48, 17 March 2017
Përzgjedhësi i Islandës, Heimir Hallgrimsson thotë se ka respekt për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sipas tij, edhe pse ekipi më i ri i kualifikimeve të Botërorit nuk ka përvojë, duhet pasur kujdes nga lojtarët e tij të papërshtatshëm.

Ai e ka përshëndetur edhe punën e trajnerit Albert Bunjaki, derisa shton se islandezët janë me fat që takohen me Kosovën në këto momente, e jo më vonë, pasi ekipi Verdhekaltër po rritet.

“Do të mundohemi të shënojmë. Ata kanë filluar të luajnë së fundmi. I kanë zhvilluar katër ndeshje dhe do ta japin maksimumin nga vetja”, theksoi fillimisht trajneri islandez.

“Më duhet ta lavdëroj trajnerin Albert Bunjaki, i cili aq shpejt e ka krijuar një skuadër të freskët dhe të sinkronizuar mjaft mirë. Ata nuk e kanë luksin të llogarisin në lojtarë që kanë luajtur së bashku kohë të gjatë, në ekipin A apo tek të rinjtë. Sidoqoftë, është zbavitëse ta shohim se çka mund të ofrojë një grup që ka harmoni”, vazhdoi ai, raporton zeri.info.

“Ndoshta është diçka e mirë për ne të takohemi me ta në xhiron e pestë, e jo në një periudhë më vonë, sepse gjithnjë e më shumë janë duke u ngritur, lojë pas loje. Kosova ka futbollistë të mirë, që luajnë në skuadra të mira dhe i mbulojnë mirë repartet e tyre”, nënvizoi Hallgrimsson, i cili megjithatë i do tri pikët në duelin e Shkodrës.

“Fitorja ndaj Kosovës do na krijonte një avantazh të madh dhe motiv shtesë për ndeshjen e qershorit me Kroacinë. Për këtë edhe synojmë të fitojmë. Por, nuk do të ishte katastrofë nëse nuk i marrim tri pikët më 24 mars”, pohoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball