Trajneri i Interit deklarohet para derbit me Juventusin

Luciano Spalletti ka thënë se është në duart e Interit për të ngushtuar diferencën e pikëve me Juventusin.

Sport

06/12/2018 14:25

Të premten me fillim nga ora 20:30, Juventus në ‘Allianz Arena’ pret Interin për të zhvilluar derbin e javës së 15-të të Serie A.

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, është paraqitur në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje, ku ka thënë se është në duart e skuadrës së tij ngushtimi i hendekut të krijuar mes tyre dhe liderëve të Serie A, skuadrës së Juventus.

“Ata do të humbasin nëse mendojnë vetëm për të na ndalur”, ka deklaruar Spalletti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne luajmë për të mundur çdo ekip, por tani besoj më shumë në këtë. Skuadra është rritur tani dhe është bërë edhe më e kompletuar”.

“Kemi zhvilluar ndeshje të mira kohëve të fundit. Ende na mungon fokusi gjatë ndeshjeve, por jemi skuadër e shkëlqyer sa i përket emrave dhe mënyrës se si i lexojmë ndeshjet”.

“Ka një hendek të madh mes nesh dhe skuadrës lidere, dhe lajmi i keq është se është vështirë tani për t’i arritur, por lajmi i mirë është se ky është hapi i parë që do të bëjmë para dhe kjo gjë tani është në duart tona”./Lajmi.net/