Trajneri i Galatasarayt: Tifozët e Crvena Zvezdës janë terroristë

Trajneri i Galatasarayt, Ergin Ataman i ka quajtur terroristë tifozët e Crvena Zvezdës pas përleshjeve të tyre me policinë dhe përkrahësit vendas, para duelit në kuadër të Euroleague në basketboll.

Sport

22/11/2014 00:29

Trajneri i Galatasarayt, Ergin Ataman ka kritikuar tifozët e Crvena Zvezdës pas duelit të skuadrave në kuadër të Euroleague në basketboll.

Tifozët e skuadrës serbe u përleshën me policinë por edhe përkrahësit e vendasve, duke bërë që një prej tyre të humbte jetën sipas njoftimeve mara nga një therje në gjoks.

Por, Ataman ua lë fajin mysafirëve për tragjedinë që ndodhi, raporton “Lajmi.net’.

“Ata e sulmuan policinë tonë si dhe tifozët me fishekzjarrë dhe gurë. Ata janë 300-400 terroristë, Euroleague duhet t’i suspendojë. Isha i brengosur si qytetarë, në vende tjera nuk ka gjëra të tilla”, u shpreh Ataman pas ndeshjes.