Trajneri i Galatasarayt shpreh keqardhje

Trajneri i Galatasarayt, Ergin Ataman ka shprehur keqardhjen e tij për vrasjen e tifozit të Crvena Zvezdës në Stamboll, dhe shtoi se kritikat ndaj mysafirëve i bëri para se të merrte vesh lajmin.

Sport

22/11/2014 14:02

Trajneri i Galatasarayt, Ergin Ataman ka shprehur keqardhjen e tij për vrasjen e tifozit të Crvena Zvezdës në Stamboll, para ndeshjes në kuadër të Euroleague në basketboll.

Pas takimit, Ataman hidhëroi shumë serbët duke i quajtur “terroristë” tifozët e Crvena Zvezdës, dhe i akuzoi ata për sulm ndaj policisë dhe përkrahësve të skuadrës vendase.

Por, tani ai ka shprehur keqardhje për ngjarjen duke thënë se në momentin kur i kritikoi tifozët mysafirë, nuk e dinte se një prej tyre kishte humbur jetën.

“Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes së djeshme nuk e kam ditur se një person kishte humbur jetën. Të gjitha deklaratat e mija janë bërë para se të merrja vesh lajmin”, shkroi Ataman në “Tëitter”.