Trajneri i Francës tregon se cilës kombëtare i frikësohet në Kupën e Botës

Didier Deschamps e ka pranuar se Franca ka pasur short më të lehtë se sa ka pritur në Kupën e Botës ‘Rusia 2018, por cek Argjentinën si kërcënim pas kalimit në fazën e eliminimit direkt.

Sport

01/12/2017 22:17

Finalistët e Euro 2016, kanë mundësinë të takohen pas fazës së grupeve me finalistët e Kupës së Botës së vitit 2014.

“Ka mundur të jetë edhe më keq natyrisht. E kemi bërë shprehi të luajmë ndaj Danimarkës, ndërsa me Australinë kemi luajtur në miqësore”, ka deklaruar Deschamps.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne t’i monitorojmë kundërshtarët në miqësoret e muajit mars”.

“Ne duhet të rritemi gjatë pas çdo ndeshje në Kupën e Botës. E di se cili grup mund të na sjellë shqetësime, është ai me Argjentinën”, ka shtuar ai./Lajmi.net/