Trajneri i Finlandës e vlerëson lartë Kosovën para përballjes së nesërme

Trajneri i Finlandës, Markku Kanerva, është paraqitur para gazetarëve për të mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën.

Sport

04/09/2017 17:42

Finlanda nesër (e martë) luan ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Kosovës në ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.

Kanerva, në konferencë për shtyp, ka deklaruar se Kosova ka një ekip me kualitete të larta, teksa shpreh edhe dëshpërimin për barazimin në shtatorin e vitit të kaluar në hapjen e këtyre kualifikimeve.

“E kam përcjell për së afërmi Kosovën, jam i dëshpëruar me barazimin ndaj tyre në lojën e parë, Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet”, ka deklaruar trajneri i Finlandës, Markku Kanerva./Lajmi.net/