Trajneri i Chelsea flet për Higuainin

Maurizio Sarri ka sugjeruar se Chelsea janë duke punuar shumë për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

Sport

18/01/2019 15:54

Mediet në Itali raportojnë se Chelsea është pranë mbylljes së marrëveshjes me Juventusin për huazimin e argjentinasit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje në qershor.

“Nuk e di”, u përgjigj Sarri në pyetjen se sa afër nënshkrimit me Gonzalo Higuain është Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë dua të jem i qartë, kam biseduar me Marina (Granovskaia) dy javë më parë, ajo e di mendimin tim, unë kam vendosur të përqendrohem vetëm në fushë dhe në stërvitje”.

“E di që Marina është duke punuar shumë, por nuk di aspak rreth transferimeve”./Lajmi.net/