Trajneri i Brazilit zbulon 15 nga 23 emrat e lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës – Lajmi.net
Trajneri i Brazilit zbulon 15 nga 23 emrat e lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 19:34, 16 February 2018
Trajneri i Brazilit, Tite, ka filluar të kompletojë listën me lojtarët që do t’i ftojë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Edhe pse duhet pritur katër muaj deri në fillimin e Kampionatit Botëror, trajneri i Brazilit, Tite, është i sigurt në 15 lojtarët që do t’i ftojë.

Nëse nuk preken nga lëndimet këta lojtarë në pjesën e mbetur të sezonit, do ta kenë të sigurt një vend në botërorin e Rusisë.

Trajneri Tite për mediet në Brazil tashmë ka thënë emrat e këtyre 15 futbollistëve.

Alisson, Dani Alves, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Renato Augusto, Paulinho, Coutinho, Neymar, Gabriel Jezusi, Roberto Firmino, Thiago Silva, Fernandinho dhe Willian, janë emrat e përmendur nga trajneri Tite./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO