Trajneri i Brazilit me deklaratë interesante pas humbjes nga Belgjika

Trajneri i Brazilit, Tite, është deklaruar pas eliminimit nga Kupa e Botës, ku skuadra e tij u mposht 2:1 nga Belgjika.

Sport

06/07/2018 23:25

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme dhe kishim shumë, shumë posedim dhe shumë mundësi”, ka deklaruar Tite.

“Por Belgjika ishte më efektive në konvertimin e mundësive të tyre. Ata kanë lojtarë cilësorë dhe i përfunduan mirë ato raste”.

“Courtois gjithashtu bëri diferencën në këtë ndeshje”.

“Ishte një lojë shumë mbresëlënëse mes dy ekipeve me cilësi fantastike. Për të gjitha dhimbjet që ndjej tani, nëse ju pëlqen futbolli duhet shikuar këtë ndeshje. Do t’ju jap kënaqësi. Nëse jeni neutral mund të rrini duarkryq dhe të thoni: “Çfarë ndeshje”. Kushdo që e vlerëson futbollin mund ta shoh se ishte një lojë e bukur”./Lajmi.net/