Trajneri i Borussia Dortmund zbulon nëse Bolt e kaloi provën si futbollist – Lajmi.net
Trajneri i Borussia Dortmund zbulon nëse Bolt e kaloi provën si futbollist
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 15:15, 24 March 2018
Peter Stoger ka analizuar paraqitjet e Usain Bolt në stërvitje me skuadrën e Borussia Dortmund.

Usain Bolt zhvilloi dje provën e parë si futbollist me skuadrën gjermane të Borusias së Dortmundit, madje e mbylli seancën edhe me dy gola të shënuar, njërin me kokë dhe tjetrin me penallti.

Gjithsesi, duket se kjo nuk ka mjaftuar për trajnerin Peter Stoger, që t’i ndezë dritën jeshile, aktivizimit të atletit xhamajkan në futbollin profesionist.

“Ka akoma shumë punë për të bërë, nëse do të bëhet profesionist. Është e gjitha çështje lëvizjesh dhe pozicionimi, por rëndësi ka që ai është argëtuar. Ëndrra e tij për t’u bërë futbollist? Mendoj se ka talent, por nuk e di a do t’i mjaftojë”, deklaroi Stoger.

Kështu, mesa duket ëndrra e Usain Bolt për të debutuar si futbollist profesionist, duhet të rrijë akoma në sirtar, pasi ati jdo t’i duhet ende edhe shumë punë për t’ia dalë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO