Trajneri i Belgjikës flet pas fitores në Kupën e Botës

Roberto Martinez është deklaruar i lumtur me fitoren e Belgjikës në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Sport

18/06/2018 20:33

Belgjika mundi 3:0 Panamanë në ndeshjen e vlefshme për grupin G.

“Jam i kënaqur. Ishte pikërisht ajo që prisnim, nuk ka lojëra të lehta në Kupën e Botës”, ka deklaruar Martinez.

“Ne e filluam shumë mirë ndeshjen, por pastaj ishim të frustruar për mënyrën se si shkojë pjesa e parë”.

“Por unë isha i kënaqur me mënyrën se si reagoi skuadra dhe angazhimi i të gjithëve ndihmoi për të mbajtur të paprekur portën”, ka vazhduar trajneri i Belgjikës./Lajmi.net/