Trajneri i Bayernit i përgjigjet Chelseas për Vidalin

Chelsea duhet ta harrojë mesfushorin e Bayern Munich, Arturo Vidal.

Sport

26/01/2018 20:50

Kiliani sipas gjitha gjasave do të qëndrojë te skuadra bavareze, së paku deri në vitin 2019.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Bayern Munich , Jup Heynckes.

“Arturo Vidal ka kontratë deri në vitin 2019”, u shpreh Heynckes. “Për mua, ai është lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”.

Për Vidalin verën e kaluar interesim të madh ka pasur edhe nga Interi./Lajmi.net/