Trajneri i Bayernit i del në mbrojtje Lewandowskit

Trajneri i Bayern Munuch, Niko Kovac, i ka dalur në mbrojtje sulmuesit Robert Lewandowski.

Sport

23/08/2018 23:01

Sulmuesi 30 vjeçar ka deklaruar se është ndjerë i pambështetur nga skuadra e Bayern Munich.

Sulmuesi polak ka adresuar kritika në hierarki të klubit, pasi sipas tij, ata nuk i dolën në mbrojtje kur sulmuesi po kritikohej për formën e tij të dobët. Sulmuesi që ishte nga më të përfolurit gjatë këtij afati kalimtar, për largimin e mundshëm drejt PSG apo Real Madrid, ka bërë të ditur se ishte pikërisht ndjesia që klubi nuk po e përkrahë, ajo që e bëri ta mendoj largimin.

Kovac ka thënë se ka folur personalisht me lojtarin dhe se gjithçka është në rregull tani. Lojtari duket se ka rikthyer vetëbesimin.

“Kam folur me Lewandowskin. Jo si trajneri i tij por si një njeri. Nuk isha këtu vitin e kaluar dhe ndoshta ai nuk e pati përkrahjen e duhur. Ai është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ka bërë të ditur që është i gatshëm të bëjë shumë për skuadrën. Jam i lumtur për këtë” ishin fjalët e Kovac.

Sezoni i ri në Bundesligë fillon pikërisht me ndeshjen Bayern – Hoffenheim, e cila zhvillohet nesër ( e Premte, me fillim nga ora 20:30). /Lajmi.net/