Trajneri i Barcelonës: Ja kush është fajtor për humbjen nga Roma

Ernesto Valverde ka marrë përgjegjësinë për eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Sport

13/04/2018 17:37

Trajneri spanjoll ka fajësuar vetën për eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Roma.

Barcelona për fatin e keq, regjistroi një nga përmbysjet më të dhimbshme në histori të klubit, ku rezultatin 4:1 nga ndeshja e parë nuk arriti ta ruaj, duke u mposhtur 3:0 në ‘Olimpico’.

Valverde në konferencën për shtyp të mbajtur sot para ndeshjes me Valencian, ka marrë përgjegjësinë, duke shtuar se këto ditë edhe i ka pritur pas marrjes së drejtimit të Barcelonës./Lajmi.net/