Trajneri i Barcelonës: Do të isha i lumtur nëse vjen ky lojtar (FOTO)

Trajneri i Barcelonës ka mbajtur sot një konferencë për shtyp.

Sport

17/07/2017 16:15

Valverde që këtë verë ka marrë drejtimin e Barcelonës, është pyetur për mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, për të cilin skuadra e tij po shpreh interesim të madh.

Barcelona gjatë gjithë verës ka tentuar të arrijë një marrëveshje me skuadrën franceze, e cila vazhdon të refuzojë ofertat e skuadrës spanjolle.

Trajneri Valverde insiston se fillimisht mendon të punojë me lojtarët që ka në dispozicion, por nëse vjen Verratti, do të ishte një gjë e mirë.

“Është një çështje për të cilën nuk mendoj”, ka deklaruar fillimisht Valverde.

“Nuk mendoj për ardhjet, por nëse ai do të isha i lumtur sepse ne dëshirojmë të kemi skuadrën më të mirë, por ideja ime është që të punojë me këta që kam në dispozicion”./Lajmi.net/