Trajneri i Barcelonës befason me vendimin për Gomesin

Ernesto Valverde ka insistuar se Andre Gomes do të mbetet në Camp Nou, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Sport

07/12/2017 12:27

Ernesto Valverde nuk do të lejojë largimin e mesfushorit Andre Gomes nga skuadra e Barcelonës.

Ai ka insistuar se reprezentuesi portugez do të mbetet në Camp Nou, së paku deri në fund të këtij sezoni.

Gomes spekulohej me largim nga klubi katalan në janarin e vitit 2018.

Por, Valverde do ta mbajë në Barcelonë duke i premtuar më shumë hapësirë për lojë. /Lajmi.net/