Trajneri i Azerbajxhanit e sheh Kosovën si kundërshtarin më të vështirë në grup

Trajneri i Kombëtares së Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, e sheh Kosovën si rivalin kryesor në grupin 3 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

06/09/2018 17:31

Azerbajxhani dhe Kosova janë pjesë e grupit 4 në divizionin e katër të Ligës së Kombeve që starton sonte.

Përballja mes Azerbajxhanit dhe Kosovës luhet ditën e premte në Baku me fillim nga ora 18:00.

Gurbanov në konferencën për shtyp, ka thënë se i sheh ‘Dardanët’ si rivalët kryesor në grup.

“Kjo është loja ime e parë kualifikuese në krye të kombëtares. Kemi punuar disa ditë bashkë dhe kemi studiuar kundërshtarin. Kemi luajtur tri lojë. Nuk dot jetë lehtë, por ekipi dot mundohet të tregojë futboll të mirë dhe dot luftojë deri në fund. Së paku shikuesve dot ju ofrojmë lojë interesante”, ka deklaruar  trajneri 46 vjeçar.

“Po, kështu mendojmë të gjithë. Por të gjitha ekipet duan të fitojnë kualifikime”, ka shtuar tutje Gurbanov, në pyetjen nëse Kosovën  e sheh si rivalin kryesor në grup./Lajmi.net/