Trajneri i Aston Villas e bën horr Mourinhon (Video)

Trajneri i Aston Villas, Paul Lambert ka refuzuar t’ia jap dorën trajnerit tëChelseas, Jose Mourinho, gjatë përballjes së tyre të fundit në Premier Ligë.

Sport

29/09/2014 23:17

Paul Lambert ka refuzuar t’ia shtrëngojë dorën Mourinhos, i cili shkoi ta trajneri i Aston Villas pak para përfundimit të ndeshjes.

Chelsea ishte duke fituar me rezultat 3-0, dhe Mourinho shkoi në zhveshtore ende pa përfunduar takimi.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer trajnerit të Aston Villas, Paul Lambertit, i cili me gjest i tha Mourinhos se ndeshja ende nuk ka përfunduar dhe se ai duhet të qëndrojë ende në fushë.

Video