Trajneri i Argjentinës: Ja pse Messi dështoi kundër Islandës!

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, është paraqitur për media pas barazimit 1:1 me Islandën.

Sport

16/06/2018 17:43

Sampaoli ka thënë se Argjentina ishte e çrregulluar në sulm, ndërsa ka shtuar se Islanda luajti shumë mirë në mbrojtje.

Ai nuk ka mundur të mos fliste edhe për Lionel Messin, që nuk kishte një ditë të mirë ndaj Islandës.

“Messi ishte në një situatë të pakëndshme sepse Islanda luajti shumë në mbrojtje, dhe nuk mund të gjente hapësirën që kishte nevojë”, ka deklaruar Sampioli.

“Por ne ende besojmë në vetën tonë dhe e dimë se kemi të gjitha mjetet për të pasur sukses”./Lajmi.net/