Trajneri i Argjentinës: Ja fjalët që e binden Messin të rikthehet në kombëtare

Trajneri i ri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka zbuluar se si ka arritur të bind Messin që të rikthehet në kombëtare.

Sport

23/08/2016 19:02

Messi pati paralajmëruar pensionimin pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës nga Kili, pas ekzekutimit të penalltive.

Bauza për La Nacion, ka thënë se se ka pasur të vështirë ta bind Messin, pasi me të ka folur për futboll, dhe nga ajo bisedë ka ardhur deri të ndryshimin i mendjes së yllit të Barcelonës.

“Shkova për të folur me Messin, por për ta bindur, për të folur për futboll”, deklaron trajneri Bauza, përcjell Lajmi.net.

“Ne folëm gati dy orë për futboll, dhe ai pranojë të jetë në listën e Argjentinës”.

“I tash se në Argjentinë ka 100 idiotë, të cilët flasin dhe kritikojnë, por ka shumë njerëz që të duan, dhe nëse ju i vëni veshin 100 idiotëve, unë do të çmendem”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.