Trajneri i Anglisë deklarohet pas humbjes nga Belgjika

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është deklaruar pas humbjes 0-1 nga Belgjika në Kupën e Botës, me golin e vetëm të kësaj ndeshje të shënuar nga Adnan Januzaj.

Sport

28/06/2018 23:54

“Mendoj se ishte një ndeshje e barabartë. Ata kishin kontroll më të madh të lojës në disa momente. Ishte një provë e mirë për ne”, ka deklaruar Southgate pas ndeshjes.

“Kjo ishte një ndeshje që donim ta fitonim, por faza e eliminimit është më e rëndësishme dhe ne duheshim të siguroheshim që lojtarët tanë të rëndësishëm të ruhen”.

“Lojtarët që kanë luajtur sot kanë dhënë absolutisht gjithçka, nuk janë ndalur në asnjë moment”.

“Të gjithë e kanë parë nivelin që kemi luajtur sot, dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”./Lajmi.net/