Trajneri i 89-shit shprehet i emocionuar pas fitimit të titullit kampion

Trajneri i Trepçës '89, Zekirija Ramadani, është shprehur i emocionuar pas fitimit të titullit kampion.

Sport

09/05/2017 18:05

“Shumë i emocionuar. Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre, jam krenar që jam trajner i këtyre luanëve. Merita është e të gjithëve, deri tek ekonomi i skuadrës. Por merita më e madhe është e futbollsitëve. I uroj edhe zyrtarisht presidentit të klubit për titullin e parë historik”, deklaroi Ramadani pas ndeshjes.

Ky është titulli i parë kampion në histori të 89-shit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6