Trajneri feston kualifikimin nga Liga e Kampionëve me kostumin e Zorros

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca mbajti premtimin dhe festoi kualifikimin nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, duke u paraqitur në konferencë për media i veshur si Zorro.

Sport

07/12/2017 07:33

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca i mban fjalët. Ai është shfaqur në konferencë për media i veshur si Zorro.

Pasi u caktua si kundërshtar në grup me Manchester Cityn, Napolin dhe Feyenoordin, ai premtoi se do të vishej si Zorro, nëse skuadra e tij kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.

Shakhtar Donetsk realizoi befasinë duke mposhtur Manchester Cityn në xhiron e fundit me rezultat 2:1, përcjell “lajmi.net”.

Fonseca pas ndeshjes e mbajti premtimin duke u paraqitur para gazetarëve i veshur si Zorro. /Lajmi.net/