Trajneri i Dortmundit flet për Cristiano Ronaldon

Trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel i ka bërë apel skuadrës së tij që të ketë kujdes nga Cristiano Ronaldo.

Sport

26/09/2016 19:08

Dortmundi nesër në ‘Signal Iduna Park’ pret Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Njëra nga pyetjet që trajneri i Dortmundit ka marrë në konferencë për shtyp, ishte dhe forma jo e mirë e Cristiano Ronaldos.

Por, gjermani ka refuzuar të merret me formën e Ronaldos, duke thënë se të lojtarët e mëdhenj si ai, pak ka rëndësi forma.

“Është e lehtë të thuash se Ronaldo nuk është në formë. Por kush më garanton për këtë?  Dhe a duhet të shqetësohemi për këtë? Natyrisht se duhet shqetësuar, gara e Ligës së Kampionëve është garë për lojtarë të mëdhenj, dhe është garë që frymëzon për  lojë këta futbollist”, ka deklaruar Tuchel, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.