Trajneri 60-vjeç, bëhet futbollist

Trajneri i Dorchester Town, Phil Simkin mund të jetë një prej rezervistëve në ndeshjen kundër Dover të shtunën, për shkak të problemeve financiare të klubit. Skuadra nga The Conference South fitoi më tepër se 50 mijë funte duke arritur në rrethin e dytë të FA Cup sezonin e kaluar, por tani ka borxhe prej mbi…

Sport

02/10/2013 21:30

Trajneri i Dorchester Town, Phil Simkin mund të jetë një prej rezervistëve në ndeshjen kundër Dover të shtunën, për shkak të problemeve financiare të klubit.

Skuadra nga The Conference South fitoi më tepër se 50 mijë funte duke arritur në rrethin e dytë të FA Cup sezonin e kaluar, por tani ka borxhe prej mbi 150 mijë funtesh. Si rezultat, çdo futbollist i ekipit është vënë në shitje.

“Do të regjistrohem si futbollist në mënyrë që të kompletojmë listën e rezervistëve”, deklaroi Simkin, 60-vjeç për BBC Radio Solent.

“Në fakt nuk e di saktë se cilët futbollistë do të jenë në dispozicion kundër Doverit. Në njërën anë ose tjetrën ne duhet ta krijojmë një skuadër. Do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh ai.