Trajnerët dështakë të futbollit

David Moyes nuk është dështaku i vetëm i futbollit. Më poshtë do ta shihni listën e trajnerëve që dështuan me klubet e mëdha evropiane në vitet e fundit.

Sport

22/04/2014 11:04

Nëntë muajt e tmerrshëm të David Moyes si menaxher i Manchester United morën fund. Humbja 2:0 nga Evertoni, e pësuar të dielën, i dha fund durimit të familjes Glazer, e cila të martën në mëngjes vendosi ta shkarkojë edhe zyrtarisht trajnerin skocez.

Pas suksesit 26 vjeçar të Sir Alex Ferguson, United këtë sezon gjendet në pozitën e shtatë dhe rrezikon të mos kualifikohet as në Europa League për sezonin tjetër.

Por, skocezi nuk është i vetmi trajner që e ka kaluar një periudhë dizastër në zyrën e një klubi evropian.

Gjigantët si Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea e Juventus, po ashtu kishin vuajtur në të kaluarën me menaxherë të ndryshëm.

Uebfaqja Goal.com e ka publikuar një listë, ku i ka përfshirë trajnerët më dështues të ekipeve të lartpërmendura, në vitet e fundit.

Trajnerët dështakë të klubeve të mëdha

Ciro Ferrara – Juventus

Jurgen Klinsmann – Bayern Munich

Carlos Queiroz – Real Madrid

Luis Felipe Scolari – Chelsea

Graeme Souness – Liverpool

Marco Tardelli – Inter