Trajner i Italisë? Përgjigjet Roberto Mancini

Eliminimi i Zenitit të tij nga Europa League, i ndodhur në të tetat e finales kundër Leipzig, distanca e madhe nga Lokomotiv Moscow në kampionat dhe më shumë në përgjithësi një fjalë e thjeshtë që quhet “nostalgji”.

Sport

16/03/2018 23:36

E gjithë kjo ka shtyrë trajnerin Roberto Mancini që të propozohet më shumë se një herë në pankinën e përfaqësueses së Italisë, që aktualisht i është besuar Gigi Di Biagio, pas dështimit të epokës së Venturas, që solli edhe mungesën e kualifikimit të Italisë në Botërorin “Rusi 2018”.

Në një intervistë për “Sky Sport”, për rubrikën “Zotërinjtë e Futbollit”, Mancini ka reaguar në lidhje me konceptin e ët synuarit të rolit të trajnerit të përfaqësueses së Italisë, për të nxitur mbase atë shkëndijë që me fanellën azzurre nuk u ndez kurrë në kohën kur luante vetë futboll, transmeton telesport.al.

Kontrata aktuale e Mancinit me klubin nga Shën Peterburgut do të skadojë në qershor të vitit 2020, por një telefonatë nga federata italiane dhe nga miku Costacurta mund të ndryshojë planet.

“Ndonjëherë kritikojmë Italinë, edhe me të drejtë, por kur ndodhesh jashtë vendit, ndjen gjithmonë mungesën e atdheut. Kur ndodhesh larg dhe sheh që luan kombëtarja, me mendje shkon në vitet shtatëdhjetë, kur ishim fëmijë. Ribashkimi me të kaluarën është gjithmonë një emocion i madh.

Të drejtoj një ditë Italinë do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Por, tani kam një kontratë me Zenit, ku duhet të përpiqemi të bëjmë maksimumin dhe të fitojmë”, deklaroi Mancini.