Trajkoviq: Lista Serbe u rikthye për Gjykatën Speciale

Politikanja serbe e Kosovës dhe ish deputetja, Rada Trajkoviq, ka thënë se vendimi i Listës Serbe për t’u kthyer në institucione të Kosovës, ka qenë i domosdoshëm për shkak të Gjykatës Speciale.

Lajme

25/04/2015 12:03

Ajo në një prononcim për RTK 2, ka thënë se mosprezenca e deputetëve serbë në seancën e votimit të Speciales, do të kishte krijuar probleme.

“Ne është dashur të kthehemi për shkak të Gjykatës Speciale. Kjo është një kërkesë e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare, dhe mendoj se sikur të mos ishin kthyer, rrezikohej të krijohej ndonjë problem i madh”, ka thënë Trajkoviq, transmeton lajmi.net.

Ish deputetja në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se është e habitur me zgjedhjen e Dalibor Jevtiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, pasi që, sipas saj, Jevtiq ishte akuzuar për keqpërdorim të fondeve në të kaluarën.(lajmi.net)